Diplomati amerikan rrëzon pretendimin e Speciales: Shtabi i UÇK-së nuk jepte urdhra për rrëmbime

Shaun Byrnes, ish diplomat amerikan ka vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në procesin kundër katërshës së madhe të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Ai sot është përballur me pyetjet e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, ku ndër të tjera përmes përgjigjeve që ka dhënë ka konfirmuar një fakt të rëndësishëm: Se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk jepte urdhra që kanë të bëjnë me pretendimet e Prokurorisë së Speciales, pra për ndonjë rrëmbim apo marrje peng të dikujt, shkruan lajmi.net

Byrnes shtoi se gjatë kohës që ka qenë në Kosovë, ka vërejtur dhe ka krijuar opinionin e tij të bazuar në faktet që ka parë, se veprimet ndërmerreshin nga komandantët apo eprorët.

Pjesë nga biseda mes Emmerson dhe Byrnes:

Emmerson: Me c’kishit kuptuar ju apo vlerësuar ju më saktë,është që ato vendime merreshin në nivel zone, sepse vendimet operative nuk merreshin tek Shtabi i Përgjithshëm?

Shaun Byrnes: Me lejoni të jem tejet i saktë dhe i qartë. Ne asnjëherë s’kemi pasur ndonjë provë që të tregonte që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, kurrë s’kemi pasur prova që ata të kenë dhënë urdhëra apo të udhëzonin që të merreshin peng, rrëmbeheshin gazetarët serbë apo aktivistët e LDK-së.

Ememerson: Apo për ndonjë civil.

Byrnes: Po, apo për ndonjë civil. Më lejoni që të mbaroj përgjigjen time. Ne menduam që këto veprime ndërmerreshin ose në formë të pavarur nga komandantët vendas të UÇK-së, ose eprorët e tyre, shembull komandanti i brigadës apo zonës…

Emmerson:Po fiks, ajo që dua të them është që jo domosdoshmërisht ishte në nivel të komandantit të zonës, sepse mund të ishte edhe elemente të pabindura më poshtë se komandanti i zonës kur merreshin këto vendime apo jo?

Byrnes: Po.

Emmerson: Por nuk merreshin më lartë se niveli i zonës?

Byrnes: Po, por nuk e dinim këtë. Ne nuk kemi parë prova që ishte Shtabi i Përgjithshëm që po jepte urdhër për rrëmbimin e këtij civili apo ndonjë aktivisti tjetër të LDK-së apo të tjerë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi