Dino Merlin dëgjon recitimin e Kuranit në xhaminë Çekrekçija në Sarajevë

Hafiz Nedim Botić ka postuar në Facebook një foto të yllit të BiH-së, Dina Merlin, duke parë recitimin e Kuranit në xhaminë Çekrekçija në Sarajevë.

Hafiz Botiq ka shpjeguar edhe pse e ka publikuar foton.

– Sado të arrini në jetë, si në pasuri, ashtu edhe në para dhe popullaritet, të mos harrojmë se të gjitha këto janë dhuratat e Tij. Të mos harrojmë Atë që na dha jetë. Zbrisni në tokë.

Ejani në xhaminë tuaj. Ndaluni pak, dërgoni njerëz, dëgjoni Kuran. Ujitni shpirtin tuaj. Kërkoni prej Tij falje. Qofshin xhamitë tona të mbushura me ne, dhe shpirti ynë me Kuran – ka shkruar Botiq.

Ndryshe, Dino Merlin nuk performon gjatë Ramazanit dhe tërhiqet në ambientin e tij familjar.

Kategoritë
LajmeRajoni