Dikur ishin miq të mirë, sot armiq – Trump për kongresisten republikane: Shoh një grua të çmendur që vetëm ankohet
SHPÉRNDAJE
15/11/2025
Presidenti amerikan, Donald Trump nuk do ta përkrah më kongresisten republikane, Marjorie Taylor Greene, pas thirrjes së saj për publikimin e dosjeve të pedofilit Jeffrey Epstein.
Në një mesazh në rrjetin social, Trump e përshkroi Greenen si “Wacky Marjorie” dhe tha se do të mbështesë ndonjë sfidues të saj në zgjedhjet e ardhshme, “nëse personi i duhur kandidohet”.
“Po tërheq mbështetjen time për përfaqësuesen Marjorie Taylor Greene“, shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social.