“Derisa nuk ka shumicë parlamentare, Nisma mban qëndrimin e njëjtë” – Limaj deklarohet nëse do ta votojnë nesër Albulena Haxhiun për kryekuvendare

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj sot në një konferencë për media është deklaruar shkurtimisht dhe i rezervuar në lidhje me takimin e tij me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.

Limaj ka thënë se është e rëndësishme të ulesh dhe të bisedosh me dikë edhe nëse nuk pajtohesh, derisa flet për takimin me Kurtin.

“Ne jemi të bindur që Kosova ka nevojë urgjente për themelimin e institucioneve dhe kjo bëhet përmes bisedimeve. Ne nuk mundemi në emër të demokracisë me e mbyt shtetin dhe nuk e kemi atë luks të sillemi në atë formë. Kosovën e presin sfida të mëdha rajonale, e presin sfida për ta njohur shtetet rajonale. Dhe ata që na presin duhet ta kenë një adresë me kë të bisedojnë për këto sfida. Unë mendoj se të tri partitë politike kanë përgjegjësi për këtë situatë të krijuar, normalisht përgjegjësia shkallëzohet nga partia e parë tek e fundit”, ka thënë Limaj.

Nëse do ta votojnë nesër Albulena Haxhiun për kryekuvendare, Limaj ka thënë se “derisa nuk ka shumicë parlamentare, Nisma mban qëndrimin e njëjtë”. /Lajmi.net/

Kategoritë
BotaLajme