Deputeti Haxhiu: Kurti në vitin 1999 punonte me serbët, i integroi në Klinë

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu e ka akuzuar kreun e LVV’së, Albin Kurtin, se ka bashkëpunuar me serbët gjatë vitit 1999, shkruan Gazeta Metro.

Haxhiu në seancën e Kuvendit të Kosovës që po mbahet aktualisht, ka thënë se gjatë kohës kur Kurti punonte me serbët, Hashim Thaçi e Kadri Veseli punon edhe për integrimin e veriut.

“Nëse doni me ditë kush ku u kanë 99 edhe te ura, kur Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi kanë punuar për bashkimin dhe integrimin e veriut, veç një pyetje po jau bëj, ku ishte Albin Kurti, po të tregoj unë ty”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se në atë kohë Albin Kurti ishte duke bashkëpunuar me serbët për integrimin e serbëve në Klinë.

“Albin Kurti ishte në Binqë duke biseduar me vëllezërit Donçiq për integrimin e serbëve në Klinë, të atyre që kanë marrë pjesë në masakra, shefin e UDB-ës me atë ishte në atë periudhë kohore, prandaj lene kush ku ishte se ju tregojmë saktë, edhe që bash asgjë s’keni bërë”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi