Delegacioni parlamentar nga Turqia viziton Prizrenin dhe Mamushën

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në parlamentin Türkiyes, Fuat Oktay, dhe anëtarë të këtij komisioni të cilët po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë, kanë zhvilluar vizitë në qytetin e Prizrenit dhe në Mamushë, vende ku jetojnë një numër i komunitetit turk në Kosovë, raporton Anadolu.

Fillimisht, në kuadër të vizitës në Mamushë, delegacioni vizitoi shkollën fillore “Anadolu”, ku takuan nxënës dhe mësues të kësaj shkolle. Nxënësit lexuan për mysafirët nga Türkiye poezi.

Më pas delegacioni vizitoi familjen e politikanit turk-kosovar Arif Bütüç, i cili vdiq në muajin maj.

Pas Mamushës, delegacioni shkoi në Prizren, ku vizitoi Partinë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) dhe u takua me ministrin e Zhvillimit Rajonal të Kosovës njëherësh kryetarin e KDTP-së, Fikrim Damka, dhe deputetët e KDTP-së Fidan Brina Jılta dhe Enis Kervan.

Delegacioni u takua edhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare turke në vend dhe vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Türkiyes në Prizren, Sheshin Shadërvan dhe Xhaminë Sinan Pasha në qendër të Prizrenit.

Më pas delegacioni vizitoi shkollën fillore “Mati Logoreci” në Prizren dhe u mirëprit nga nxënësit të cilët kënduan himnin kombëtar të Türkiyes. Delegacioni shpërndau dhurata për nxënësit.

Oktay, ish-nënpresident i Türkiyes, dhe anëtarët e komisionit turk e përfunduan vizitën e tyre në Kosovë me një vizitë tek kryesia e delegacionit përfaqësues turk, të vendosur në kazermën “Sulltan Murat”, e cila shërben në kuadër të Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Kategoritë
LajmeVendi