Delawie frikësohet se Trump mund të bëjë puç për të mos e lëshuar Shtëpinë e Bardhë

Populli amerikan në zgjedhjet e fundit vendosi që t’ia tregojnë derën presidentit Donald Trump. Në zgjedhjet presidenciale, kundërkandidati i Trumpit, Joe Biden mori mjaftueshëm vota elektorale që të bëhet presidenti i ardhshëm i SHBA-së. Por, meqë Trump ka deklaruar se nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve, Greg Delawie dyshon se Trump mund të bëjë puç për ta mbajtur pushtetin.

Ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka dyshimet e tij se Donald Trump mund të bëjë puç derisa ende qëndron koka e ekzekutivit në Amerikë, edhe pse humbës i zgjedhjeve.

Ambasadori Delawie ka pyetur me dyshim në twitter se “A po planifikon Partia Republikane të bëjë puç?”. Delawie i është refuar një artikulli të Washington Post ku thuhet se Trump u ka thënë agjencive federale të procedojnë buxhetin e muajit shkurt

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet