Danimarka propozon një ligj të rishikuar që ndalon djegien e Kuranit

Qeveria daneze paraqiti sot një ligj të rishikuar që ndalon djegien e Kuranit në territorin e saj pasi versioni origjinal i ligjit mori kritika për kufizime në lirinë e shprehjes dhe vështirësi në zbatim, raporton APA duke cituar AFP.

Departamenti i Drejtësisë tha: “Fushëveprimi i ligjit është i kufizuar në shënjestrimin e posaçëm të trajtimit të papërshtatshëm të librave të shenjtë me rëndësi të lartë fetare.”

Ligji do të diskutohet në seancën parlamentare të caktuar për 14 nëntor.

Në fund të gushtit, qeveria njoftoi synimin e saj për të rregulluar këtë çështje pas djegies së Kuranit në territorin e saj, gjë që shkaktoi zemërim në vendet islamike dhe kërcënoi sigurinë kombëtare.

“Me ndryshimet që ne po propozojmë sot, ligji do të jetë më i lehtë për t’u kuptuar, përfshirë nga policia dhe gjykatat,” tha ministri i drejtësisë Peter Hummelgaard, duke vënë në dukje se vendi po përballet me një kërcënim në rritje nga terrorizmi./Gazeta e Re

Kategoritë
BotaLajme