Daja arsyetohet pas humbjes nga Prishtina: Skuadra ishte e ngarkuar

Ballkani e ka humbur finalen e Superkupës së Kosovës.

Kampioni në fuqi u mposht nga Prishtina, me rezultat 2-1.

Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Ilir Daja e aryetoi humbjn duke thënë se ngarkesa e skuadrës së tij u vërejt edhe ditën e sotme dhe përmendi edhe lëndimet si arsye tjetër.

“Ngarkesa u vërejt edhe sot, por edhe lojtarët e rikthyer nga lëndimet të cilët luajtën 90 minuta dhe mungesa tjera që kishim. Edhe në pjesën e parë ju e patë që 50 për qind e topave nga mesfushorët dhe mbrojtësit i dorëzuan te kundërshtarët. Mungesa e Kryeziut na bënë që të kemi më pak zgjidhje në fazën e sulmit. E prisnim këtë përformancë pasi në këtë mini fazë përgatitore kemi shumë ngarkesa dhe kjo u vërejt në fushë”, deklaroi Ilir Daja pas ndeshjes.

Kategoritë
Sport