Dy vjet pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në këtë vend ka “shenja të stresit politik dhe social”, thotë William Courtney, studiues i lartë në Rand Corporation – institut me bazë në SHBA.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ish-diplomati amerikan, dikur ambasador në Kazakistan dhe në Gjeorgji, thotë se ndryshimi i regjimit në Rusi është një mundësi, por shprehet i kujdesshëm në bërjen e parashikimeve.
“Rusia po bëhet gjithnjë e më represive me kalimin e kohës. Në mbi tri dekada të pavarësisë moderne, Rusia nuk ka qenë kurrë më represive brendapërbrenda dhe kurrë më agresive jashtë vendit. Pra, deri diku, ky është një lloj i territorit të ri”, thotë Courtney.
Aktualisht, lufta në Ukrainë, thotë ai, ka hasur në ngërç – “gjatë vitit të kaluar, asnjëra palë nuk ishte në gjendje të ndërmerrte ndonjë ofensivë të suksesshme kundër palës tjetër”.