“Civilët të mbrohen”, Stoltenberg: Izraeli të respektojë ligjin ndërkombëtar

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka zhvilluar një konferencë me kryeministrin suedez Ulf Kristersson.

Gjatë fjalës së tij ai u ndal tek situata në Lindjen e Mesme dhe sulmet e kryera nga Hamasi.

Stoltenberg ka theksuar se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por shton se të gjitha veprimet duhet të ndërmerren në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por duhet ta bëjë këtë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe mbrojtja e civilëve është thelbësore. Irani dhe Hezbollahu duhet të qëndrojnë jashtë dhe të mos inkurajojnë përshkallëzimin e situatës”, ka thënë ndër të tjera, Stoltenberg./abcnews.al/

Kategoritë
BotaLajme