Civilët në Izrael po pajisen me leje për përdoimin e armëve

Ndërkohë që sulmet në të cilat vriten mijëra civilë të pafajshëm vazhdojnë, armët i shpërndahen civilëve në Izrael.

Numri i personave që humbën jetën në Gaza i kaloi 11 mijë e 240, nga të cilët të paktën 4 mijë e 630 fëmijë dhe 3 mijë e 130 gra.

Në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, forcat izraelite dhe kolonët e armatosur hebrenj vranë 193 palestinezë.

Më shumë se 190 mijë aplikime për tu pajisur me lejen e përdorimit të armëve

Pas sulmeve të kryera nga Hamasi më 7 tetor, më shumë se 190 mijë aplikime për leje armësh iu drejtuan Ministrisë së Sigurisë Kombëtare të Izraelit.

Në lajmet e Calcalist, faqes së lajmeve ekonomike në gjuhën hebraike të Izraelit, u vu re se aplikimet totale për licencë të bëra në 10 muajt e parë të 2023 ishin mbi 210 mijë, dhe se ky numër ishte 42 mijë në 2022.

Është vërejtur se deri më tani janë dhënë rreth 31 mijë licenca gjatë këtij viti dhe ky numër do të jetë afro 13 mijë gjithsej në vitin 2022.

Është raportuar se në vitin 2021 janë bërë afro 20 mijë aplikime për leje armësh, dhe rreth 10 mijë prej tyre janë pajisur me licencë.

Kategoritë
BotaLajme