Katërdhjetë dështime për konstituim i shënoi sot Kuvendi i Kosovës.
Nga PDK pas dështimit të seancës i kanë bërë thirrje kryeministrit Kurti që të reflektojë. Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se deputetët nuk janë të zgjedhur për të defiluar në Kuvend çdo 48 orë, por kanë për obligim të ndërtojnë institucionet.
“Fatkeqësisht edhe sot me vetëdije të plotë, VV-ja po e shkelin Kushtetutën. Ju bëjmë thirrje të reflektojnë. Të kthehemi në sallë pasnesër, t’i kthemi rendit të ditës dhe të konstituojmë Kuvendin. Puna jonë nuk është të vijmë këtu dhe të defilojmë çdo 48 orë, puna jonë është të ndërtojmë institucionet, qeverinë, të merremi me hallet e qytetarëve . Është e turpshme të vijmë këtu, të rrimë nga dy minuta e të largohemi, sikur mos të ndodhë asgjë”, tha Çitaku. /Reporteri.net/