

Kategoritë
Të ndryshme

Gjenerata Z (personat e lindur ndërmjet viteve 1997 dhe 2012) në Evropë paraqet një peizazh fetar të larmishëm, të formësuar nga historia, kultura dhe ndryshimet e vazhdueshme në qëndrimet shoqërore.
Vendet me shumicë katolike mbeten të përqendruara në pjesë të Evropës Perëndimore, Qendrore dhe Jugore, ndërsa krishterimi ortodoks dominon në pjesën më të madhe të Evropës Lindore dhe Juglindore.
Në këtë kontekst, në vende si Italia, Portugalia, Austria, Zvicra, Polonia dhe Kroacia, pjesëtarët e Gjeneratës Z janë kryesisht katolikë. Po ashtu, në Rusi, Ukrainë, Serbi, Rumani dhe Bullgari, të rinjtë e kësaj gjenerate janë më së shpeshti të besimit ortodoks.
Islami është feja dominuese ndër brezat e rinj në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në Kosovë.

Nga ana tjetër, ateizmi rezulton të jetë gjerësisht i përhapur në shumë vende evropiane, veçanërisht në veri dhe perëndim të kontinentit, ku sekularizmi ka shënuar rritje të ndjeshme.
Në vende si Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Norvegjia, Gjermania, Danimarka, Holanda, por edhe në Turqi dhe Greqi, një numër i madh i të rinjve të Gjeneratës Z deklarohen si ateistë.
Megjithëse faqja GeoData & Rankings nuk ka specifikuar burimet e të dhënave mbi të cilat është ndërtuar kjo hartë, studime mbi preferencat fetare të Gjeneratës Z janë realizuar nga institucione të njohura si Ipsos dhe Pew Research Center.