Për ta ringjallur dialogun e lënë në gjysmë nga tensionet dhe sulmi i fundit në veri të vendit, në Kosovë e Serbi të shtunën ishin pesë diplomatë nga Europa e Amerika që në këtë kombinim njihen si QUINT.
Janë pamjet e takimit të së shtunës ku Kryeministri Albin Kurti priti në takim emisarët Lajçak, Escobar, të shoqëruar nga këshilltarët e liderëve shtetëror të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Në njoftimin zyrtar nga Zyra e Kryeministrit tek në rreshtin e parafundit u tregua se emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij.
Nuk është e qartë nëse vlerësimet janë për përmbajtjen apo për propozimin, por ajo çka është e sigurt sipas analistëve është se propozimi nuk del jashtë marrëveshjes së Ohrit dhe planit të sekuencimit.
![](https://gazetablic.com/ads/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=28&loc=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fcfare-permban-plani-qe-lajcak-e-dorezoi-ne-prishtine-dhe-beograd%2F&referer=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2F&cb=d07c0b242b)
Visar Ymeri, Analist ka shtuar se “I kanë dy pika kryesore, në njërën anë është shtensionimi i situatës në veri ku edhe Kosova do ta ketë përgjegjësinë e vetë sikurse Serbia. Dhe pastaj hapat drejt zbatimit të marrëveshjes të cilat deri tash edhe në këto deklarata që i kemi parë të shtunën që thonë se do të ketë ose nevojiten që të bëhet një hap i parë nga Kosova drejt themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.”
Për çështjen e asociacionit Ymeri thotë kërkesa nuk është për mbyllje të procesit por vetëm për hapin e parë drejt tij.
Edhe Aidan Hehir, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Londër, mendon se plani është ri-deklarim i propozimeve të mëparshme, duke përmendur kërcënimet ose presionin për Kosovën në rast se nuk e themelon asociacionin.
Megjithatë, Hehir, shprehë kritikat e tij për faktin që 24 shtatori, në sytë e ndërkombëtarëve, po kalon në heshtje.
![](https://gazetablic.com/ads/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=28&loc=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fcfare-permban-plani-qe-lajcak-e-dorezoi-ne-prishtine-dhe-beograd%2F&referer=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2F&cb=37247c4092)
Aidan Hehir, Profesor ka theksuar se “Është një turp që nuk ka pasur një ndryshim të dukshëm në qasjen ndërkombëtare; Serbët në veri të Kosovës kryen atë që vetë BE-ja e njohu si sulm terrorist. Është e paimagjinueshme që ata që kryen sulmet të mos kenë mbështetje nga Beogradi. Pse nuk ka pasur sanksione? Ky sulm duhet të kishte ndryshuar të gjithë fokusin e bisedimeve; tani më shumë se kurrë është e qartë se Serbia paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Politika e zbutjes ka dështuar qartë; Mosnjohja e kësaj është një gabim masiv strategjik, i cili e bën edhe më të mundshëm perspektivën e luftës.”
Sipas tij sulmi terrorist në Banjskë është dëshmi që zbatimi i asociacionit është i rrezikshëm dhe se synim kryesor i Kurtit duhet të jetë dokumentimi i përfshirjes së Serbisë në sulm dhe ndëshkimi i saj.
Edhe gjatë vizitës në Serbi pesë emisarët i kanë dorëzuar Vuçiqit planin e ri, përmbajtja e të cilit nuk dihet, përpos që ky i fundit ka thënë se pret tëkime të reja në Bruksel.
Zyra e Kryeministrit është pyetur për përmbajtjen e planit të pranuar dhe mundësisë së takimeve në Bruksel, por në asnjërën pyetje nuk janë përgjigjur, siç kanë bërë edhe zyrtarë për media të Komisionit Evropian./Express/