Çfarë elegance, çfarë mjeshtërie: Thierry Henry shënoi një gol brilant nga goditja e dënimit

Futbollisti legjendar, Thierry Henry shënoi një gol fantastik nga një goditje dënimi të martën mbrëma, duke treguar se edhe në moshën 47-vjeçare, ai ende nuk e ka humbur “magjinë” që e zbukuronte në fushat e futbollit anembanë botës dhe magjepste publikun.

Henry u shfaq në festimin e përvjetorit të Djibril Cisse, i cili u zhvillua mbrëmë në Auxerre. Legjenda nga e gjithë bota u mblodhën për një ndeshje prezantuese në të cilën “Legjendat e Auxerre” u takuan kundër “Djibril Cisse All Star”.

Në ndeshje morën pjesë legjenda si Didier Drogba, Thierry Henry, Robert Pires, Claude Makelele, William Gallas dhe shumë të tjerë, ndërsa skuadra e Cisse u trajnua nga Arsene Wenger.

Ndeshja u fitua nga skuadra “Legjendave të Auxerre” me rezultatin 8-4, por lëvizja e ndeshjes u bë nga Thierry Henry, i cili fillimisht i bëri të gjithë të qeshnin, dhe më pas bëri përshtypje me një gol nga një goditje dënimi.

Pires dhe Drogba ishin gati të ekzekutonin një goditje dënimi, dhe pastaj Henry iu afrua atyre dhe “paturpësisht” ekzekutoi një goditje dënimi.

Megjithatë, ai i kujtoi ditët e lavdisë me një gjuajtje madhështore dhe shënoi një supergol. Drogba dhe Pires nuk e mbajtën inatin kundër tij, por përkundrazi e festuan këtë sukses në shoqërinë e tij.

Sigurisht, tifozët e Arsenalit menjëherë përdorën rrjetet sociale për t’i bërë thirrje trajnerit Mikel Arteta që ta nënshkruante atë për sezonin e ardhshëm, veçanërisht pas problemeve të shumta që “Topçinjtë” kanë pasur me sulmuesit kohët e fundit.

 

Kategoritë
LajmeSport