Çartet gazetarja e CNN pas publikimit të deklaratës së Turqisë për SHBA

Ministria e Punëve të Jashtme së Turqisë dje ka publikuar një deklarat lidhur me ngjarjet që po ndodhin në SHBA

Gazetarja e CNN Clarisa Ward duke përmendur Turqinë tha se këtë lloj të deklarimeve janë mësuar të dëgjojnë më shumë nga SHBA-ja

Duke lexuar deklaratën e ministrisë, Ward tha se stili kundër Washintgon ishte përdorur më parë nga Shtëpia e Bardhë.

“Kjo është saktësisht lloji i gjuhës që jemi mësuar të lexojmë në një njoftim për shtyp të SHBA për qytetarët amerikanë të cilët mund të jenë në një qytet në Lindjen e Mesme gjatë krizës ose trazirave.” tha ajo

Gazetarja CNN vazhdoi në koment, “Kjo lloj gjuhe që paralajmëruan qytetarë të vendeve të tilla si Turqia, është e rrezikshme, nuk është për t’u habitur të shohësh rreth kryeqytetit të SHBA”.  shtoi ajo.

Deklarata e Turqisë ishte e ngjashme me deklaratat e SHBA-së në të cilën publikonin kur nodhnin trazira të ndryshme në botë sidomos në lindjen e mesme.

Në deklaratë janë përdorur shprehjet si  “Ne ftojmë të gjitha palët në SHBA në moderim dhe mendje të shëndoshë “, “Ne rekomandojmë që qytetarët tanë në SHBA të qëndrojnë larg vendeve të mbushura me njerëz”

Kategoritë
BotaLajme