Carlo Ancelotti zbulon ndeshjen e cila e vulosi largimin e tij nga Real Madridi

Trajneri italian Carlo Ancelotti ka shkruar histori duke u bërë trajneri i parë jo-brazilian që merr drejtimin e kombëtares braziliane në mënyrë të përhershme, me synimin për t’i udhëhequr  ata drejt Kupës së Botës 2026. 

Menjëherë pas largimit të Ancelottit, Xabi Alonso është emëruar si pasuesi i tij, me ish-futbollistin spanjoll që ka firmosur një kontratë trevjeçare në rikthimin e tij te Real Madridi.

Një frymë e re ndryshimi ka përfshirë stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ para nisjes së Kupës së Botës për Klube. 

Javat e fundit të Ancelottit në Madrid u shoqëruan me pyetje të vazhdueshme mbi “kur” do të largohej, ndërsa Barcelona rrëmbeu titullin e La Ligas si dhe Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. 

Qasja pragmatike e Ancelottit në menaxhimin e Real Madridit i lejoi atij të qëndronte në kufijtë e disa vendimeve. 

Nuk kishte dyshim se vendimi për të ardhmen e tij do të merrej nga presidenti i klubit, Florentino Perez, dhe ai pranoi se eliminimi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit ishte ajo që vulosi fatin e tij. 

“Rezultatet nuk ishin ato që prisnim dhe loja e ekipit nuk ishte e mirë gjithashtu. Ishte koha të bënim diçka”. 

“Pas ndeshjes me Arsenalin, folëm dhe vendosëm. Ishte diçka që mund ta parashikonim. Ekipi nuk ishte në formë të mirë dhe kuptuam se ishte më mirë për Real Madridin të kërkonte ndryshim dhe për mua të shkoja te Brazili”, ka thënë Ancelotti. 

Ancelotti do të nis menjëherë punën si përzgjedhës i Brazilit me dy ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në dy javët e para të qershorit, ndaj Ekuadorit dhe Paraguait./

Kategoritë
LajmeSport