Britaniku kafshohet nga kobra helmuese në Indi – mbeti i verbër dhe i paralizuar

Një burrë që po luftonte me COVID-19 u kafshua nga një kobër në Indi, duke e lënë atë të verbër të paralizuar, si dhe në rrezik për jetën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, punëtori britanik i bamirësisë, Ian Jones, po punonte në një fshat në veriperëndim të Indisë kur u kafshua nga kobra helmuese, bazuar nga një faqe e GoFundMe e cila u hap nga kolegët dhe familja për të mbledhur para për kostot e tij mjekësore dhe transferimin e tij për në Mbretërinë e Bashkuar.

Jones nga ishulli i Wight në brigjet jugore të Anglisë, ishte në Indi duke drejtuar ndërmarrjen shoqërore, Sabirian, e cila ndihmon zejtarët lokalë që jetojnë në varfëri.

Britaniku ka qenë në kujdes intensiv që kur pësoi pickimin, duke shtuar problemet e tij shëndetësore të lidhura me COVID-19.

“Në atë kohë Ian po luftonte tashmë me një fazë të dytë të COVID-19, pasi i mbijetoi një sulmi të mëparshëm në mars, kur kafshimi i gjarprit i çoi gjërat në një nivel krejt të ri ashpërsie”, sipas faqes në GoFundMe.

 

Kategoritë
BotaLajme