Brigadat Kassam, përmes karikaturave japin mesazhin se pengjet izraelite po vuajnë nga uria dhe etja

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit, publikuan një video në të cilën shpjegohet se edhe pengjet izraelite preken nga uria dhe mungesa e ujit që përjeton populli i Gazës

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit, publikuan një video në të cilën shpjegohet se edhe pengjet izraelite preken nga uria dhe mungesa e ujit që përjeton populli i Gazës, transmeton Anadolu.

Në videon që Brigadat Kassam publikuan nga llogaria e tyre Telegram, fillimisht u paraqitën karikatura që shpjegojnë sulmet që Izraeli ka kryer nga ajri ndaj Gazës. Në këto karikatura shihet se bombardohen shtëpitë, spitalet dhe ambulancat dhe se vdesin njerëz.

Në një karikaturë tjetër shpjegohet se njerëzit kanë hyrë në radhën e ushqimit, se ushtria izraelite sulmon ata që duan të marrin ndihmë dhe se njerëzit humbin jetët e tyre teksa shkojnë për të marrë ndihma humanitare.

Ndërsa në karikaturën e dytë, u pikturuan dy pengje izraelite me Yllin e Davidit në veshjet e tyre të cilët kanë një pjatë e zbrazët dhe një gotë e zbrazët përpara tyre. Ndërkohë në fund të videos del shkrimi në hebraisht, arabisht dhe anglisht se “Izraeli nazist i bën ushtarët e tij pengje të pinë nga e njëjta gotë që u jep të pinë banorëve të Gazës”.

Zëdhënësi i Brigadave Izzeddin Kassam, Abu Obaida në një deklaratë më 8 mars tha se edhe pengjet izraelite janë prekur nga uria e përjetuar në Gaza. “Tek shumica e pengjeve vërehet ushqyerje e pamjaftueshme, dehidratimi dhe dobësia. Për shkak të mungesës së ilaçeve dhe ushqimit, sëmundjet kanë filluar të kërcënojnë jetët e tyre. Ndërkohë që një pjesë e tyre kanë humbur jetën në sulme ashtu siç e kemi njoftuar edhe më parë”, ka thënë ai.

Kategoritë
BotaLajme