Brenda një muaji, Izraeli shkatërroi 56 xhami dhe dëmtoi 192 në sulmet ajrore

Ofensiva e Izraelit në Rripin e Gazës dëmtoi 192 xhami, duke përfshirë 56 të cilat u shkatërruan plotësisht nga forcat pushtuese, njoftoi Zyra e Shtypit e Gazës.

“Për shkak të agresionit izraelit, 192 xhami u dëmtuan, duke përfshirë 56 xhami që u shkatërruan plotësisht, përveç tre kishave që ishin në shënjestër”, tha zëdhënësi Salama Marouf në një konferencë në qytetin e Gazës.

Ai shtoi se janë dëmtuar 192 objekte mjekësore dhe shëndetësore dhe janë shkatërruar 32 autoambulanca, ndërsa dëme të konsiderueshme kanë pësuar 113 institucione shëndetësore dhe kanë ndërprerë funksionimin 16 spitale dhe 32 qendra shëndetësore.
“Rreth 222,000 njësi banimi u prekën gjithashtu nga okupimi, me 10,000 ndërtesa të shkatërruara plotësisht dhe 40,000 njësi banimi të shkatërruara,” vuri në dukje Marouf.

Ai shtoi se pushtimi izraelit ka shkatërruar 222 shkolla, duke shkaktuar dëme të ndryshme përmes granatimeve të vazhdueshme, dhe 60 shkolla janë vënë jashtë funksionit, ndërsa 88 ndërtesa shtetërore janë shkatërruar që nga fillimi i agresionit.

Kategoritë
BotaLajme