Një bombardues ushtarak amerikan tip B-52 Stratofortress u rrëzua të hënën në mëngjes, pak çaste pas ngritjes nga Baza Ajrore Edwards në Kaliforni, njoftoi Forca Ajrore e Shteteve të Bashkuara.
Baza Ajrore Edwards, e cila ndodhet në shkretëtirën Mojave, në verilindje të Los Anxhelosit, bëri të ditur në rrjetet sociale se avioni u rrëzua brenda zonës së aeroportit rreth orës 11:20 sipas kohës lokale.
“Në orën 11:20, një bombardues B-52 Stratofortress i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara u rrëzua menjëherë pas ngritjes në aeroportin Edwards”, thuhet në deklaratën zyrtare të Forcës Ajrore amerikane.
Autoritetet shtuan se ekipet e emergjencës reaguan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe se operacioni ende po vazhdon.
Deri më tani nuk është e qartë nëse ka persona të lënduar nga aksidenti. Gjithashtu, nuk janë bërë publike informacione shtesë për shkaqet e rrëzimit apo rrethanat e incidentit.
















