Bombarduesi rus rrëzohet gjatë një fluturimi trajnues

Ministria e Mbrojtjes tha se anëtarët e ekuipazhit u katapultuan në mënyrë të sigurt, duke shtuar se avioni ishte në një fluturim trajnues dhe nuk mbante municion

Një bombardues strategjik Tu-22M3 është rrëzuar gjatë uljes në rajonin Irkutsk në lindje të Rusisë, transmeton Anadolu.

Duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS tha se anëtarët e ekuipazhit u katapultuan në mënyrë të sigurt, duke shtuar se avioni ishte në një fluturim trajnues dhe nuk mbante municion.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit Irkutsk, Igor Kobzev, tha se ekuipazhi u gjet i gjallë nga banorët lokal.

“Nuk ka viktima apo dëme. Ekipet mjekësore tashmë po punojnë me ekuipazhin dhe janë të gatshme t’i evakuojnë personat në qendrën rajonale nëse është e nevojshme”, shkroi Kobzev në platformën ruse të mediave sociale Max.

Kategoritë
BotaLajme