Blinken thotë se SHBA “thelbësisht e kundërshton” njoftimin e prokurorit të GJNP’së

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se SHBA “thelbësisht e kundërshton” njoftimin e sotëm të prokurorit të GJNP’së, Karim Khan, se ai po aplikon për urdhër-arreste për zyrtarët e lartë izraelitë “së bashku” me udhëheqësit e Hamasit, duke thënë se “mund të rrezikojë” përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit, raporton CNN.

“Ne hedhim poshtë ekuivalencën e prokurorit të Izraelit me Hamasin. Është e turpshme. Hamasi është një organizatë brutale terroriste që kreu masakrën më të keqe të hebrenjve që nga Holokausti dhe ende mban peng dhjetëra njerëz të pafajshëm, përfshirë amerikanë”, tha Blinken.

“Në thelb, ky vendim nuk ndihmon asgjë dhe mund të rrezikojë përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një marrëveshje armëpushimi që do të nxirrte pengjet dhe do të rriste ndihmën humanitare, të cilat janë qëllimet që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndjekin pa pushim”, tha ai.

 

Kategoritë
BotaLajmeVendi