Mathew Miller, zëdhënësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë detaje për vizitën e tij në Arabinë Saudite dhe disa shtetet të tjera në Lindjen e Mesme.
Miller tha se Blinken do të takohet me udhëheqësit në Riad për punën për të vendosur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët.
“Ata do të diskutojnë gjithashtu përpjekjet rajonale për të penguar sulmet e Houthi-ve ndaj anijeve në Detin e Kuq”, ka shkruar Miller në platformën X.