Bislimi takon ambasadoren e Kroacisë, “zhvillimet në rajon” temë diskutimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrisë thuhet se palët biseduan më tej dhe mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

“Kosova dhe Kroacia gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme, të cilat u riafirmuan dhe në takimin e sotëm. Bashkëpunimi mes dy shteteve tona dhe intensifikimi i marrëdhënieve ishin në fokus të diskutimit të zhvilluar”, thuhet në njoftim.

Bislimi e falënderoi ambasadoren për takimin, bisedën dhe bashkëpunimin e frytshëm e të vazhdueshëm.

 

Kategoritë
LajmeVendi