Bie nga teleferiku, lëndohet një femër në Brezovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën një femër ka rënë nga teleferiku në Brezovicë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:30.

“Brezovicë, Shtërpcë, 07.03.2021-15:30. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga Ski lifti nga një lartësi. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit të ndihmës së parë  është transportuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Brezovica mbetet një ndër vendet më të vizituara gjatë sezonit të dimrit.

Kategoritë
LajmeVendi