Biden është i gatshëm të përballet me Trumpin në Gjykatën e Lartë

Donald Trump ka hedhur dyshime në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe procesin do të dërgon në Gjykatën e Lartë.

Nëse republikani e dërgon në Gjykatën e Lartë kërkesën për ndërprerjen e numërimit të votave, demokratët janë të gatshëm për betejat ligjore.

Zyrtarë të fushatës së kandidatit demokrat, Joe Biden, thanë se janë të gatshëm të përballen me presidentin Donald Trump.

“Nëse ndodhë një gjë e tillë, ne i kemi ekipet ligjore të gatshme për t’i rezistuar kësaj përpjekjeje”, tha menaxherja e fushatës së Bidenit, Jennifer O’Malley Dillon.

Theksojmë se Trump ka zhytur SHBA-në në një “betejë për legjitimitetin” e zgjedhjeve presidenciale pas deklaratës në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Ndryshe, Joe Biden, kandidati demokrat, deri më tani është duke udhëhequr me 238 vota elektorale kundrejt rivalit republikan që ka 213 sosh.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet