Sipas raportimit të gazetarit sportiv Oğuzhan Genç, Beşiktaş ka refuzuar sponsorizimin e ofruar nga Coca-Cola, për shkak të qëndrimit të kompanisë ndaj konfliktit në Palestinë dhe mbështetjes së saj ndaj Izraelit.
Vendimi i Beşiktaşit vjen vetëm një ditë pasi edhe Trabzonspor njoftoi se ka hedhur poshtë të njëjtin propozim sponsorizimi. Presidenti i Trabzonsporit, Ertuğrul Doğan, reagoi ashpër ndaj ofertës së kompanisë, duke deklaruar:
“Ndërsa mijëra fëmijë po vriten në Palestinë, neve nuk na shkon të nënshkruajmë marrëveshje me Coca-Colën.”
Refuzimet e dy klubeve të mëdha turke po interpretohen si një mesazh i fuqishëm solidariteti me Palestinën dhe kundërshtim ndaj çdo bashkëpunimi me kompani që perceptohen si mbështetëse të politikave izraelite./Gazeta e Re








