Modelet dhe motrat e famshme Bella dhe Gigi Hadid me rrënjë palestinezo-holandeze kanë dhuruar një milion dollarë për organizatat humanitare që ofrojnë ndihmë për fëmijët dhe popullatat e tjera në Palestinë.
Organizatat për të cilat u dedikohen paratë janë “Shëroni Palestinën”, “Fondi i Ndihmës së Fëmijëve në Palestinë”, Kuzhina Qendrore Botërore dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinë (UNRWA), raporton BBC.
Shërbimi publik britanik raporton se babai i motrave është manjati palestinez i pasurive të paluajtshme Muhammad Hadid dhe se ato kanë shprehur më parë mbështetje për njerëzit e prekur nga sulmi i Izraelit në Palestinë. Në maj, Bella Hadid njoftoi në Instagram se ndihej “e shkatërruar nga viktimat palestineze dhe mungesa e ndjeshmërisë nga qeveritë botërore ndaj tyre”.
Donacionet pasojnë një seri fotosh të Bella Hadid në Festivalin e Filmit në Kanë muajin e kaluar, ku ajo u shfaq me një fustan të frymëzuar nga keffiyeh.
Si për kujtesë, shumë e kritikuan Bella-n që nuk foli menjëherë për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Por pas kësaj ajo pranoi se nuk ndihej e sigurt sepse merrte kërcënime me vdekje.
“Populli dhe fëmijët e Palestinës, veçanërisht në Gaza, nuk mund ta përballojnë heshtjen tonë. Ne nuk jemi të guximshëm – ata janë,” tha ajo ndër të tjera. Siç dihet, babai i Bellës ka lindur në Nazaret dhe gjatë Nakba u detyrua ta linte atë me pjesën tjetër të familjes.
“Kjo është lufta e Bidenit kundër palestinezëve. Ai do të jetë në gjyq me pjesën tjetër të kriminelëve sionistë. Ne do t’i ndjekim ata si ata gjuanin nazistët”, shkroi ai më herët në Instagram.