Bëhet pagesa e subvencionit për ngrohje për familjet në asistencë sociale
SHPÉRNDAJE
Është procesuar pagesa e subvencionit për ngrohje për familjet në asistencë sociale.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Kjo masë është e mbështetur nga Bashkimi Evropian.
“Është bërë procesimi i pagesës së subvencionit për ngrohje, për familjet në asistencë sociale, masë kjo e mbështetur nga Bashkimi Evropian. Qeveria për të gjithë!”, ka shkruar Murati.