Bëhet kategorizimi i ri, katër komuna në zonë të kuqe

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Sipas këtij rangimi nga sot e deri më 26 shkurt, në zonën e kuqe janë 4 komuna, Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani.

Ndërsa në zonë të kuqe janë 7 komuna, Lipjani, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Mitrovica e Jugut.

Në zonën e gjelbër janë 27 komuna

Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Prizren, Vushtrria, Gjilani, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.

ZONA E KUQE: NUK KA PASUR NDRYSHIME

ZONA E VERDHË: MITROVICA E JUGUT

ZONA E GJELBER: GJILANI, VUSHTRRIA, PRIZRENI

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:

Mitrovica e Jugut nga e GJELBËRTA në të VERDHË

Gjilani nga e VERDHA në të GJELBERTËN

Vushtrria nga e VERDHA në të GJELBERTËN

Prizreni nga e VERDHA në të GJELBËRTËN

Kategoritë
LajmeVendi