BE ndihmon Departamentin Kufitar me pajisje në vlerë prej 13 mijë eurosh

Bashkimi Evropian i ka dhuruar 1 mijë çanta emergjente dhe tre laptop për migrantët në Departamentin Kufitar të Policisë së Kosovës, në vlerë prej 13 mijë e 200 eurosh.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti tha se përkrahja e vazhdueshme nga BE dhe IOM për zyrtarët e policisë së kufirit i ndihmon ata në zhvillimin e protokolleve të sigurta dhe procedura në mes sfidave të dala nga pandemia COVID-19.

Katerina Lopo, nga Zyra e BE-së, tha se donacioni i sotëm do të kontribuojë për të rritur ndërgjegjësimin e migrantëve rreth rreziqeve të COVID-19 dhe mbështetjen që ofrohet për ta në Kosovë.

Kategoritë
LajmeVendi