Një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë duke zhvilluar një vizitë në Turqi, ku sot janë pritur nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Deputeti i PDK-së Mergim Lushtaku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur për takimin që kishte në Kuvendin e Madh Turk, ku u prit nga miku i madh i shqiptarëve, siç e quan ai presidentin Recep Tayyip Erdogan. Sipas Lushtakut Erdogan ka theksuar se Turqia do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat
Ndërsa deputeti i VV-së Eman Rrahmani ka postuar një pamje nga takimi me mbishkrimin ”Bayraktar”.
Gjatë ditës së sotme është qarkulluar lajmi se Kosova po shpreh interesim për furnizimin e dronëve ”Bayraktar”, për këtë ka pasur reagim edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ku ka theksuar se furnizimi me dronë luftarak “Bayraktar” për Prishtinën do të ndikonte në marrëdhëniet e Serbisë me Turqinë./Gazetaere


