Basketboll, Barcelona shënon fitore ndaj Fenerbahçes

Fenerbahçe Beko pësoi humbjen e katërt në Ligën Evropiane ndërsa Barcelona siguroi fitoren e shtatë

Skuadra spanjolle e basketbollit Barcelona shënoi fitore të enjten ndaj Fenerbahçe Beko me rezultatin 97:55 në ndeshjen e raundit të tetë të Ligës Evropiane të basketbolit Turkish Airlines

Ylli sllovak i Barcelonës, Kyle Kuric ishte shënuesi më i mirë për ekipin e tij me 25 pikë në arenën “Palau Blaugrana” të Barcelonës.

Sulmuesi letonez, Rolands Smits shënoi 20 pikë dhe 5 kërcime ndërsa sulmuesi malazezo-spanjoll, Nikola Mirotic shënoi 16 pikë dhe 8 kërcime.

Në radhët e Fenerbahçes, Lorenzo Brown ishte më i miri me 10 pikë ndërsa Leo Westermann shënoi 9 pikë dhe 5 asiste.

Klubi turk Fenerbahçe pësoi humbjen e katërt ndërsa Barcelona siguroi fitoren e saj të shtatë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet