Barcelona më në fund ka vendosur të korrigjojë padrejtësinë dhe fanellën e famshme me numrin “dhjetë” t’ia japë të riut Lamine Yamal, i cili pritet ta përfaqësojë atë me dinjitet në dekadat e ardhshme.
Barcelona që nga sezoni i ardhshëm synon të nisë një epokë të re për klubin, të cilën do ta udhëheqë i riu Lamine Yamal, dhe ky talent i jashtëzakonshëm i kombëtares spanjolle, nga vera do të mbajë numrin 10 në shpinë.
Fanella me numrin 10, që më parë është mbajtur nga lojtarë si Lionel Messi dhe Ronaldinho, aktualisht mbahet nga Ansu Fati, një lojtar që nuk e dëshiron as Brighton-i. Skuadra angleze e kishte marrë në huazim, por nuk deshi ta mbajë, kështu që ai u kthye në klubin katalanas dhe vazhdoi ta mbajë këtë numër.
Largimi i Fatit verën e ardhshme, kur i përfundon kontrata, është opsioni i vetëm realist, prandaj numri 10 në Barcelonë më në fund do të jetë në duar të sigurta.
Yamal do të ketë një përgjegjësi dhe detyrim të madh me numrin 10, sepse ai është mbajtur nga legjenda si Ronaldinho, Messi dhe Romario, por nëse dikush është i gatshëm të thyejë kufijtë e historisë së klubit dhe ta bëjë atë më të suksesshëm, është ky adoleshent sensacional.
Yamal aktualisht mban numrin 19 te Barcelona dhe e mbante edhe në kombëtaren spanjolle gjatë Kampionatit Evropian, ku ishte një nga heronjtë e suksesit për titullin.