Barack Obama: Të gjithë jemi bashkëfajtorë për luftën në Gaza

Në një intervistë, ish-presidenti amerikan Barack Obama theksoi se askush nuk i ka duart e pastra në luftën në Gaza

Duart e askujt nuk janë të pastra, të gjithë ne jemi bashkëpunëtorë deri në një farë mase,” tha ish-presidenti amerikan, Barack Obama, për luftën në Gaza. “Nëse doni ta zgjidhni problemin, atëherë duhet të shihni të gjithë të vërtetën. Dhe atëherë ju duhet të pranoni se duart e askujt nuk janë të pastra, se të gjithë ne jemi bashkëpunëtorë në një farë mase“, theksoi ai në një intervistë me Pod Save America.

Duke reflektuar mbi presidencën e tij, Obama iu përgjigj një pyetjeje nëse kishte ndonjë gjë tjetër që mund të kishte bërë për këtë çështje.

Ish-presidenti argumentoi se është e rëndësishme të njihen disa të vërteta në dukje kontradiktore: veprimet e Hamasit ishin “të tmerrshme”, por “pushtimi dhe ajo që po ndodh me palestinezët është gjithashtu e patolerueshme”.

Obama foli gjithashtu për konfliktin, duke thënë se çdo veprim i Izraelit që injoron koston njerëzore të luftës kundër Hamasit “mund të kthehet në fund”.

Në një fjalim në Forumin e Demokracisë në Çikago të premten, presidenti i 44-të i SHBA tha se ishte “e pamundur të jesh i përmbajtshëm përballë kësaj masakër. Është e vështirë të ndjesh shpresë. Imazhet e familjeve të pikëlluara, të grumbujve që nxirren nga rrënojat, detyrojnë të gjithë ne një llogari morale”.

Kategoritë
BotaLajme