Banka Botërore: Siria rifiton të drejtën për kredi pasi u shlyen borxhet

Borxhet, që i detyroheshin Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), respektivisht fondit të Bankës Botërore për vendet më të varfra të botës, banka tha se u shlyen që nga 12 maji, duke rikthyer të drejtën e Sirisë për operacione të reja

Banka Botërore ka bërë të ditur se e drejta e Sirisë për financim nga ky institucion financiar ndërkombëtar është rivendosur pasi Arabia Saudite dhe Katari shlyen borxhin prej 15.5 milionë dollarësh të vendit ndaj bankës, transmeton Anadolu.

Borxhet, që i detyroheshin Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), respektivisht fondit të Bankës Botërore për vendet më të varfra të botës, banka tha se u shlyen që nga 12 maji, duke rikthyer të drejtën e Sirisë për operacione të reja.

“Nga 12 maji i vitit 2025 nuk ka bilanc të mbetur të papaguar në kreditë e IDA-s për Republikën Arabe Siriane”, tha Banka Botërore, duke theksuar se çdo angazhim i ardhshëm me vendin është “në varësi të pajtueshmërisë me politikat operacionale të Bankës Botërore në fuqi”.

Ky veprim erdhi pas njoftimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili të martën në Forumin e Investimeve Arabi-Amerikane në Riad tha se ai do të urdhërojë heqjen e sanksioneve “brutale dhe paralizuese” të SHBA-së ndaj Sirisë, të cilat u vendosën para rënies së regjimit të Asadit.

Një ditë pas njoftimit, Trump u takua në Arabinë Saudite me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, duke shënuar takimin e parë midis liderëve të dy vendeve në 25 vjet.

Bashar al-Assad, lider i Sirisë për pothuajse 25 vjet, u arratis në Rusi më 8 dhjetor të vitit 2024, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila ishte në pushtet që nga viti 1963.

Al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat kundër regjimit për të rrëzuar Assadin, u shpall president për një periudhë kalimtare në fund të muajit janar.

Kategoritë
BotaLajme