Banka Botërore: Lufta Izrael-Hamas mund t’i japë një goditje “serioze” zhvillimit ekonomik në botë

“Lufta midis Izraelit dhe Hamasit mund t’i japë një goditje “serioze” zhvillimit ekonomik në mbarë botën”.

Kështu u shprehpresidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga, shkruan Sky News.

Duke folur në një konferencë investitorësh në Arabinë Saudite, Ajay Banga tha: “Ajo që sapo ndodhi në Izrael dhe Gaza – në fund të fundit ju i bashkoni të gjitha këto, mendoj se ndikimi në zhvillimin ekonomik është edhe më serioz. Unë mendoj se jemi në një pikë shumë të rrezikshme.”

Udhëheqësit botërorë kanë frikë se lufta aktuale mund të përhapet në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Lufta tashmë ka goditur ekonominë e Izraelit, duke bërë që Banka e Izraelit të shkurtojë parashikimet e rritjes./abcnews.al

Kategoritë
BotaLajme