Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami alarmon se 1300 ndërmarrjeve në vend do t’u rritet çmimi i energjisë për 260%.
Kështu deklaroi në komentim të asaj që supozohet të ketë thënë kreu i VV-së, Albin Kurti në takim me liderët partiakë me presidenten Vjosa Osmani. “Situata aktuale nuk ka urgjencë, është çështje mediatike – jo popullore”.
“Nga 1 qershori, 1300 ndërmarrjeve, të cilat punësojnë rreth 148 mijë punëtorë, do t’u rritet çmimi i energjisë për 260%, ndërsa Albin Kurti paska thënë: “S’ka urgjencë për formim të institucioneve”!!!”, shkruan Bajrami.