Baerbock godet Vucicin: S’mundesh në dy karrige njëkohësisht – dhe të nxitësh tensionet me Kosovën

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock sulmoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq për sjelljen miqësore ndaj Rusisë dhe për vendosjen e opozitës së tij politike në disavantazh përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Ajo, në vizitën e saj në Slloveni, e kritikoi Vuçiqin për balancin e tij midis përafrimit me BE-në dhe Rusinë në të njëjtën kohë, ndërsa tha se “gjithashtu nxiti tensionet me Kosovën”.

“Kur flasim për zgjerimin, është thelbësore që nuk mund të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë”, tha ministrja e Jashtme gjermane, raporton “Politico.eu”, transmeton Klankosova.tv.

Kategoritë
LajmeRajoni