Avokati Koci me gomarë proteston para Kuvendit: Si këta që po na udhëheqin

Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës sot janë parë disa gomar, të cilët janë sjellë si pjesë e një proteste simbolike nga avokati Arianit Koci dhe një qytetar tjetër.

Përmes këtij veprimi, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vonesave në konstituimin e Kuvendit dhe të institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

”Duhet me tregu se kush po na udhëheq. Pra, gomarët po na udhëheqin, dhe të njëjtit mendojnë se ne jemi gomarë. Ne nuk do të ndalemi së protestuari. Protesta do të jetë e qetë po ju kërkojmë falje gomarëve që prej Istogut është dashur t’i biejmë. Nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese fajtor është Albin Kurti”, tha Koci.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi