Avokati i Trumpit, Giuliani: Biden mund të ketë votuar 5000 herë për vetveten

Rudolf Giuliani, këshilltari ligjor i presidentit amerikan dhe kandidatit republikan, Donald Trump, deklaroi në Filadelfia se “po ndodh një mashtrim i madh” në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ish kryebashkiaku i New Yorkut, ndër të tjera, bëri vlerësime të çuditshme gjatë fjalimit, të tilla si “të vdekurit dhe marsianët” mund të kenë votuar në zgjedhje.

Gjithashtu ai deklaroi se kandidati demokrat, Joe Biden mund të ketë votuar vetveten 5000 herë, raporton newsweek.

Para se të nisej për në Filadelfia, Giuliani se ka përgatitur një ekip ligjor për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve në Pensilvani, i cili konsiderohet i rëndësishëm për rezultatin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe, Joe Biden raportohet se ka siguruar deri më tani 264 vota elektorale gjersa Trump 14 sosh ndërsa fitues do të shpallet kandidati që ka 270 të kolegjit elektoral.

Kategoritë
BotaLajme