Avokatët e Alexei Navalny thonë se nuk kanë qasje tek ai, pasi opozitari rus u arrestua të dielën

Avokatët e opozitarit rus Alexei Navalny, thanë të hënën se nuk u është dhënë qasje tek ai që kur u arrestua të dielën, dhe se gjendja e tij mbetet e panjohur.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Navalny, kritiku i Kremlinit, u arrestua nga autoritetet ruse pasi mbërriti në Moskë të dielën, pasi erdhi nga Gjermania për herë të parë që kur u helmua verën e kaluar.

Lidhur me këtë rast, kanë reaguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe disa vende të Bashkimit Evropian, të cilat kërkuan lirimin e tij të menjëhershëm.

Shërbimi Federal i Burgjeve i Rusisë (FSIN), ka kërkuar që Navalny të zëvendësojë dënimin me kusht në çështjen Yves Rocher me burgim efektiv, para se ai të kthehej në Rusi.

Navalny u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë, në gusht të vitit 2020 dhe u vendos në një gjendje kome në një spital në Siberi, para se të transferohej në Gjermani.

Testet laboratorike të kryera në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë vërtetuar se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor të klasës Novichok, një rezultat i konfirmuar edhe nga Organizata Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike.

Kategoritë
BotaLajme