Autoritetet izraelite urdhëroi palestinezët të lëshojnë shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor deri më 7 korrik

Autoritetet izraelite kanë lëshuar urdhër që 22 familje palestineze në fshatin Sur Baher të braktisin shtëpitë e tyre në tokën e pushtuar të Bregut Perëndimor deri më 7 korrik.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, urdhërat e dëbimit synojnë familjet që jetojnë pranë vendbanimit Har Homa, i ndërtuar mbi tokë palestineze.

Duke cituar një banor lokal, Wafa raporton se këto urdhëra do të prekin rreth 180 palestinezë.

Ushtarakët izraelitë sulmojnë, dëbojnë dhe plaçkisin çdo ditë palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor. Janë regjistruar edhe raste ku, pasi ekzekutojnë një anëtar të familjes, ushtarët digjnë të gjithë shtëpinë, pavarësisht se brenda jetojnë edhe të tjerë.

Kategoritë
BotaLajme