Autoblinda turke “Ejder Yalçin” tani edhe në misionet paqeruajtëse të OKB-së

Autoblinda “Ejder Yalçin”, e përdorur nga shumë vende në Lindjen e Mesme, vendet e Gjirit, Azisë, Afrikës dhe Evropës, ka arritur të jetë autoblinda e vetme turke e përdorur në misionet e NATO-s dhe të Kombeve të Bashkuara.

Autoblinda “Ejder Yalçin”, e përdorur nga shumë vende në Lindjen e Mesme, vendet e Gjirit, Azisë, Afrikës dhe Evropës, ka arritur të jetë autoblinda e vetme turke e përdorur në misionet e NATO-s dhe të Kombeve të Bashkuara.

“Ejder Yalçin 4×4”, një automjet i blinduar me rrota taktike i zhvilluar nga Industrisë Turke e Mbrojtjes, sukseseve e tij në eksport i shton edhe një të re.

Prodhuar nga kompania “Nurol Makina”, një nga prodhuesit e automjeteve të blinduara të Turqisë, kjo autoblindë me aftësitë e saj të lartë mbrojtëse, lëvizshmërinë superiore dhe kapacitetin e dobishëm të bartjes së ngarkesës në mjedise operacionale konvencionale dhe asimetrike, plotëson nevojat si në Turqi ashtu edhe jashtë saj.

Autoblinda ka 10 konfigurime të ndryshme të zhvilluara për misione luftarake dhe mbështetëse.

Ato preferohen nga shumë vende të Lindjes së Mesme, Gjirit, Azisë, Afrikës dhe vendeve evropiane.

“Ejder Yalçin 4×4”, që hyri në inventarin e Hungarisë, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në vitin 2020, u bë automjeti i parë i blinduar i përdorur nga një vend i NATO-s përveç Turqisë.

Kjo autoblindë e prodhuar me kapacitete vendase e kombëtare, e cila gjithashtu ka rritur numrin e përdoruesve në Forcën Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, arriti të mbrojë personelin në rajonin e Sahelit përballë kërcënimeve dhe sulmeve asimetrike.

Kështu, “Ejder Yançin 4×4” arriti të jetë autoblinda e vetme turke e përdorur në misionet e NATO-s dhe të Kombeve të Bashkuara.

Ajo rriti besimin e përdoruesve dhe mori shpërblimin e saj me rritjen e kërkesës.

Kompania “Nurol Makina” nënshkroi një kontratë me një përdorues të ri këtë vit për përdorim në Forcën Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Kategoritë
BotaLajme