Australia i heq vizën reperit amerikan West për shkak të këngës me tekst antisemitik

Qeveria e Australisë njoftoi se viza e reperit amerikan, Kanye West i njohur edhe si “Ye” është anuluar për shkak të këngës së tij “Heil Hitler”

Qeveria e Australisë njoftoi se viza e reperit amerikan, Kanye West i njohur edhe si “Ye” është anuluar për shkak të këngës së tij “Heil Hitler”, transmeton Anadolu.

Ministri i Punëve të Brendshme të Australisë, Tony Burke dha deklaratë mbi këtë çështje për transmetuesin zyrtar të vendit, ABC News. Burke tha se reperit amerikan West, i cili udhëton shpesh në Melburn ku jeton familja e gruas së tij, Bianca Censori, i është anuluar viza për shkak të këngës së tij të publikuar së fundmi “Heil Hitler”.

Burke argumentoi se kënga e cila merr emrin nga slogani i përdorur nga mbështetësit e Partisë Kombëtare Socialiste të Punëtorëve të Adolf Hitlerit, e cila erdhi në pushtet në Gjermani para Luftës së Dytë Botërore, vlerëson vlerat naziste dhe theksoi se teksti përmban shprehje antisemite.

– West është kritikuar shpesh për komentet e tij antisemite

West, i cili e ndryshoi ligjërisht emrin e tij në “Ye” në tetor 2022, mori vendimin për të blerë kompaninë e mediave sociale “të krahut të djathtë” Parler menjëherë pasi X dhe Instagram pezulluan llogarinë e tij për shkak të deklaratave dhe postimeve të tij antisemite në mediat sociale.

West është përballur gjithashtu me kritika për komentet e tij antisemite, përfshirë lavdërimin e Hitlerit, gjatë një interviste me teoricienin konspiracionist të ekstremit të djathtë, Alex Jones.

“Nuk më pëlqen fjala ‘e keqe’ që përdoret rreth nazistëve. I dua hebrenjtë, por i dua edhe nazistët”, tha West në intervistë.

Kategoritë
BotaLajme