‘As Kostic as Vucic nuk kanë të drejtën e dorëzimit të Kosovës’, reagojnë ekstremistët ndaj akademikut serb që pranon Kosovën

Kryetari i lëvizjes politike nacionaliste serbe Çlirimi Mladjan Djordjevic u ankua për deklaratën e Vladimir Kostic , kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë që kishte deklaruar se serbët duhet të pranojnë realitetin se ka kufij në mes të Serbisë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Djordjevic një opozitar serb që dikur shërbente si këshilltar i ish presidentit serb Boris Tadic për të ashtuquajturën ‘Kosovë e Metohi’ e konsideron Aleksandar Vucic tradhtar të Serbisë pasi synon dorëzimin e Kosovës, sipas tij.

Kostic kishte reaguar pas deklaratave të Vladika Grigorije i Kishës Ortodokse Serbe se ai dhe kjo kishë nuk e kanë monopolin e të vërtetës, e as dikush tjetër duke mos harruar as veten, kishte shtuar Kostic. Ai i kishte paralajmëruar ata se e ardhmja është e rëndësishme për serbët e jo ‘patriotizmat’. Kostic kishte përmendur se ka kufij mes Serbisë dhe Kosovës dhe këtë realitet duhet kuptuar serbët sa më parë më mirë.

Djordjevic, siç pritet prej një ultra nacionalisti reagoi duke vlerësuar se Kostic “kur fliste për Kosovën e Metohinë shfrytëzoi argumente që nuk vlejnë as aq sa ato në diskutime kafenesh, e lëre më në akademi shkencash”, përkatësisht kishte përdorë shembuj personal dhe anekdotik.

Ai pas shpërbërjes së Aleanca për Serbinë, grupim i partive opozitare serbe që bojkotoi zgjedhjet e fundit parlamentare formoi këtë lëvizje politike serbe ultra nacionaliste që edhe simbolin e ka të njejtë me atë të partisë së Vladimir Putin ‘Rusia e Bashkuar’ një ari.

“Ai dha si shembull se Kosova nuk është serbe pasi u detyrua të tregoj dokumente gjatë hyrjes në Kosovë e Metohi dhe se dikush atje i ka thënë në këto rrugë nuk është mirë të kaloj”. Djordjevic u ankua edhe për porosinë që akademiku serb pati për Vladika Grigorije “që gjatë shqyrtimit të çështjes së Kosovës duhet të hiqet dorë nga parulla që i bëjnë serbët të ndjehen heroik” duke theksuar se është kisha serbe si institucion mbajti popullin serb dhe Serbinë në Kosovë me shekuj, posaçërisht pas tërheqjes së pushtetit serb në vitin 1999.

“Për shkak të kësaj përvoje të Kishës Ortodokse Serbe për këtë çështje duhet të merret seriozisht, posaçërisht pasi kisha është praktikisht i vetmi institucion në vend në të cilin dëgjohen zëra kundërshtues ndaj Vucic” tha Djordjevic e shtoi se Vucic pasi nuk gjeti aleat për dorëzimin e Kosovës në opozitë pasi nuk janë të besueshëm, në kishën serbe nuk mundi, tani ju kthye akademisë.

Djordjeevic pas shpërbërjes së Aleanca për Serbinë, grupim i partive opozitare serbe që bojkotoi zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, formoi këtë lëvizje politike serbe ultra nacionaliste në muajin shtator, në vendin e kryengritjes serbe kundër otomanëve në shekullin 19’të, duke theksuar se Serbia ka nevojë për ‘çlirim’. Simbolin e ka të njejtë kjo lëvizje me atë të partisë së Vladimir Putin ‘Rusia e Bashkuar’, një ari

Kategoritë
LajmeRajoni