“Fëmijët nuk duhet të jenë kurrë viktima të luftës. Kjo vepër nuk ka të bëjë me mua. Dhe, në fund të fundit, nuk ka të bëjë as me personin e paraqitur. Ka të bëjë me ju, shikuesit”, tha artisti
Në kuadër të Panairit Art Basel 2026, artisti britanik Mason Storm po prezanton skulpturën e tij të re “Toy Stories” (Tregime Lodrash), e cila paraqet kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të ulur mbi lodra fëmijësh, transmeton Anadolu.
“Hero apo shejtan? Imazhi nuk vendos – ju vendosni”, thuhet në një deklaratë për media të publikuar nga Galeria Gleis4, e cila përfaqëson artistin.
Sipas galerisë, vepra ishte shitur tashmë para se të prezantohej për publikun sot.
Blerësi thuhet se është një koleksion i njohur arti në Bazel. Galeria nuk bëri të ditur çmimin e blerjes, por tha se ai tejkaloi rekordin e mëparshëm të artistit.
Vetë artisti foli për televizionin Tele Basel lidhur me veprën e tij.
“Fëmijët nuk duhet të jenë kurrë viktima të luftës. Kjo vepër nuk ka të bëjë me mua. Dhe, në fund të fundit, nuk ka të bëjë as me personin e paraqitur. Ka të bëjë me ju, shikuesit”, tha Storm.
Artisti kishte tërhequr më parë vëmendje me skulpturën e tij “Saint or Sinner” (“Shenjtor apo Mëkatar”), e cila paraqet presidentin amerikan, Donald Trump, me një kostum portokalli të lidhur në një kryq.
Skulptura “Toy Stories” do të ekspozohet për dy javë në Art Mile të Bazelit, në rrugën Gerbergasse.









