Arrestohet një anëtar i DEASH-it që eksploronte një zonë ushtarake në Stamboll

Ekipet e policisë vepruan pas një denoncimi të shtunën në orët e vona të mbrëmjes se “gjendet një person i hipur në një pemë pranë zonës ushtarake në Bahçelievler, i cili eksploron zonën ushtarake”

Arrestohet një anëtar i organizatës terroriste DEASH derisa eksploronte një zonë ushtarake në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e policisë vepruan pas një denoncimi të shtunën, më 20 shkurt, në orët e vona të mbrëmjes se “gjendet një person i hipur në një pemë pranë zonës ushtarake në Bahçelievler, i cili eksploron zonën ushtarake”.

Në vendin e ngjarjes kanë kapur ekipet e policisë Muhammed Yahya E., për të cilin është përcaktuar se është anëtar i DEASH.

Pas shqyrtimit të bërë në materialin dixhital të gjetur mbi të dyshuarin, janë gjetur pamje dhe dokumente të lidhura me organizatën terroriste DEASH.

Pas përfundimit të procedurave në polici, i dyshuari është arrestuar nga gjykata ku ai u dërgua.

Kategoritë
BotaLajme